Prodhuesit e Kosovës

Ekspertët e ekonomisë kanë konstatuar se prodhimet vendore i plotësojnë standardet evropiane

Ekspertët e ekonomisë kanë konstatuar se prodhimet vendore i plotësojnë standardet evropiane për cilësi por nuk po marrin mbështetjen e duhur nga qeveria. Njohësi i çështjeve ekonomike,  Musa Limani ka deklaruar për Ekonomia Online se fermerët në vendin tonë nuk përkrahen si duhet nga Qeveria prandaj ky është shkaku se përse çmimet e produkteve ushqimore të cilat prodhohen në vend janë më të larta se sa ato që importohen. “Askund në botë e as në Kosovë nuk mund të zhvillohet bujqësia pa subvencione shtetërore, Kosova jep subvencione mirëpo mendoj se ato janë shumë të vogla në krahasim me vendet e tjera. Për këtë arsye rendimenti në bujqësi tek ne është i ulët edhe shpenzimet janë të larta prandaj edhe çmimet janë më të larta se sa artikujt ushqimor të cilët importohen nga vendet e tjera. Konsumatorit nuk i intereson vendi ku është prodhuar produkti, por çmimi dhe në këtë mënyrë konsumohen produktet e huaja” ka theksuar mes tjerash, eksperti i ekonomisë, Musa Limani.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …