ASK: 26 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë qenë të papunësuar në vitin 2016

Ekspertët e ekonomisë kanë kontestuar pretendimin e kryeministrit Kurti për hapjen e 25 mijë vendeve të punës

Ekspertët e ekonomisë kanë kontestuar pretendimin e kryeministrit Kurti për hapjen e 25 mijë vendeve të reja të punës. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini në një intervistë për “Ekonomia Online” ka sqaruar se nuk ka pasur vende të reja të punës, por legalizimi i punëtorëve e ka bërë që të duken si punëtorë të rinj. Ai ka shtuar më tutje se për shkak të subvencioneve, është bërë legalizim i të punësuarve por jo krijimi i 25 mijë vendeve të reja të punës sepse me këtë rritje ekonomike që kemi, nuk mund të jenë krijuar më shumë se pesë gjashtë mije vende të reja të punës. “Gjithçka mund të quhet por vit i kthesës jo. Nuk ka ndodh asnjëherë në histori që brenda dy muajve mbi 100 mijë qytetarë të kërkojnë viza pune për të dalë jashtë Kosovës dhe kjo ka ndodh në muajt e kaluar. Prandaj nëse flitet për kthesë, është bërë një kthesë e madhe por kjo kthesë përkthehet në rritjen e varfërisë, pakënaqësisë, kthesë në shuarjen e 20 mijë bizneseve në vitet e kaluara për shkak të krizës pandemike”, ka theksuar më tutje Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …