Boiken Abazi

Ekstradohet për në Shqipëri aktivisti i Vetëvendosjes, Boiken Abazi

Vetëvendosja nëpërmjet një komunikate për media bëri të ditur se aktivistit të kësaj Lëvizjeje, Boiken Abazi,, pasi është arrestuar prej policëve civilë, është dërguar në stacion, ku i është dhënë një vendim për ekstradim me forcë, të cilin Boiken Abazi ka refuzuar ta nënshkruajë, për shkak se argumentet e paraqitura në atë vendim, janë të pavërteta. Në vendimin policor shkruhet se Boiken Abazi ka dalë prej Kosovës në datën 03.02.2016 dhe nuk ka të dhëna për hyrje të ligjshme në Kosovë. Ky është një mashtrim i drejtpërdrejtë. Boiken Abazi ka hyrë legalisht në Kosovë, në të njëjtën ditë, duke qenë në shoqërimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti, dhe Ramadan Deliut, dhe duke kaluar kontrollin normal kufitar në pikën doganore të Morinës”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes. Sipas kësaj komunikate Abazi nuk është përballur me asnjë trupë gjykuese, nuk i është dhënë mundësia të ankohet, apo të apelojë vendimin që është marrë ndaj tij, dhe nuk është lejuar të takohet me avokat – duke ia pezulluar kështu arbitrarisht edhe të drejtat e liritë themelore të përshkruara në konventat ndërkombëtare ku bën pjesë edhe Kosova. Boiken Abazi është dërguar me shoqërim të policisë në zonën neutrale mes Kosovës e Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …