Duda Bale

Elbert Krasniqi: Një deputete si Duda Balje, nuk mund të ketë qëndrime të opozitës derisa është pjesë e koalicionit qeverisës

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se një  deputete si Duda Balje  nuk mund të jetë me mendime të opozitës derisa është pjesë e koalicionit qeverisës. Ai ka theksuar se deputetja Duda Balje e cila është pjesë e Grupit Parlamentar Multientik duhet të ketë qëndrim të njëjtë me pjesëtarët e këtij grupi pasi sipas tij, ajo i përfaqëson ata në Komisionin për Energji. Pjesëmarrja në qeveri bazohet në një marrëveshje të ndërsjellë edhe nëse një grup parlamentar apo një deputet nuk përputhet me qëndrimet e qeverisë, atëherë nuk mund të jetë edhe ne qeveri.  Edhe unë si një ministër që e ka tash bazën politike tek ai grup parlamentar, sinqerisht e ftoj deputeten Duda Balje të rimendojë nëse pajtohet me qëndrimet e Grupit Multietnik, nëse dëshiron të jetë pjesëmarrëse në Grupin Multietnik”, ka thënë Krasniqi për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

PDK paralajmëron vendime të reja politike pas aktgjykimit të Kushtetueses për presidentin

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se …