Elife Luzha

Elife Luzha: Identitet

Kam mijëra vjet me erërat e shekujve që zgjohem

Mbretëreshë e hyjnive isha qysh në parahistori

Nën të njëjtin ujë pellazgë u pagëzova shqiptare

Me fenë e flamurit  e besën për  shqiptarinë

 

O vend i bekuar me fushëqiell  fole të shqiponjave

Nga lashtësia si në Motin e Madh rrugë gjaku ke bërë

Nëpër histori mbajte një emër një gjuhë një flamur si fe

Ti gurshkëmb i paluajtur me ngjyrgjakun tim atdhe

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi: O moj Shqypni

O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qite me krye n’hi? Ti ke …