Brickos

Elife Luzha

Elife Luzha: Poezi

ME ËNDRRËN ERDHE

 

Nuk e besoja se edhe këtë ditë do ta ngrysi pa ty

Dielli udhëve të qiellit në endje kryemalit u tret

Befas mbi muzgun  e purpurtë hëna qiellin e zuri

E nata nën krifa yjesh  lehtas u err

Pastaj ti erdhe me ëndrrën

Të pashë si njëmend

 

TË MENDOJ

 

E verdhëllemta e Diellit në të purpurtë u shndërrua

Kuqëlimë e muzgut njomëzak mbuloi horizontin

Si sferë e argjendtë Hëna befas u qerthullua me yje

E nata ngazëllueshëm u përshfaq me flladin e hirtë

*

Ah hëna ezmere natën mbrëmësore ma kujtoi

Tek mbaja kokën mbështetur mbi gjoksin tënd

Me afshin e mëndafshtë frymëmarrjen ta ndjeja

Nën tis lotësh gëzimi pëshpërisja me yjet atje lart

 

 

IDENTIFIKIM

 

 

Rend e fërgëlloj rrjedhave të lumit rrëmbyes

Monopateve të frikshme lulekamelie mbjellë

Dallëndysheshëm u këndoj pranverave të zogjve

Mes luleve të lulëzuara zgjohem si flutur në flatrim 

 

 

E në gemin e drurit erëmues butësisht ulem

Fillin e jetës ta ndiej si të gjethe fierit aromë

Gjithnjë e dashuruar në shkëlqimin yjor                 

Në mrekullinë e mirësisë besoj besoj

 

 

IKJE E MËNDAFSHTË

 

 

Dalëngadalë më largohesh

Brishtësinë time e njeh

Ke frikë se më lëndon

Heshtur fshihem pas lotit

Fatin e pazemër mallkoj

 

 

IDIL

 

 

Në çdo pjesë të ëndrrës emrin tënd e shkrova

Ti sikur nuk i vërejte përsëritjet e mia

Ndonëse jeta pa ty është si pa prani fryme

E ngushëlluar me lotin u mbylla në vetmi

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …