Elmi Reçica: Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbajtjen e kuvendeve zgjedhore të nëndegëve të saj, në Zvicër

Elmi Reçica: Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbajtjen e kuvendeve zgjedhore të nëndegëve të saj, në Zvicër

Pas disa javësh aktivitetesh që ka zhvilluar deputeti i PDK-së,  Elmi Reçica në diasporë, kan nisur mbajtjen e kuvendeve zgjedhore të nëndegëve të saj në Zvicër. Dhjetëra qytetarë të Kantonit të Luzernit me rrethinë morën pjesë të shtunën në kuvendin zgjedhor të nëndegës së PDK-së në Luzern ku me shumicë votash, kryetar u zgjodh Adhurim Krasniqi, ndërsa kjo nëndegë i zgjodhi edhe 13 anëtarë të kryesisë. Në punimet e këtij kuvendi zgjedhor, mori pjesë edhe deputeti Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamentit të Diasporës në PDK. Ai tha se ndihet shumë falënderues ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë në diasporë që po e mirëpresin dhe mbështesin fuqishëm rikthimin e aktiviteteve të Partisë Demokratike në diasporë. Reçica ka shkruar në faqen e tij, se PDK do të jetë gjithmonë pranë diasporës. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja e PE-së, Pina Picierno, shpreh shpresën për anëtarësimin e Kosovës në BE, në 25-vjetorin e Çlirimit

Në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Pina Picierno, …