Emin Kadri Krasniqi (16.4.1948 – 12.4.1999)

Emin Kadri Krasniqi (16.4.1948 – 12.4.1999)

Fundviti i shekullit XX, popullin e Kosovës dhe në përgjithësi gjeografinë shqiptare solli ngjarje dramatike sa të lavdishme, aq edhe të dhembshme dhe tragjike. Derisa Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ndihmuar nga Aleanca më e fuqishme planetare ushtarake kishin filluar t’ua jepnin goditjen e fundit forcave vrasëtare serbe, këto të fundit, në shenjë hakmarrjeje ndërmorën fushatën më të egër të spastrimit etnik përmes vrasjeve në masë, djegies së pronës dhe akteve të tjera barbare deri te dëbimi i përgjithshëm i popullësisë civile nga trojet e tyre. Edhe përkundër këtyre veprimeve barbare të forcave ushtarakepolicore dhe paramilitare serbe, pjesëtarët e UÇK-së me tërë mundësitë e veta qëndruan me popullin dhe pranë popullit duke e ndihmuar atë.

Njëri prej dëshmorëve të kombit, i cili që në fillim të luftës shrehu gatishmërinë të luftojë për liri kundër pushtuesit serb, ishte edhe Emin Krasniqi nga Negrovci i Drenasit.

Emini u lind më 16.4.1948 nga prindërit, Kadri e Xhylë Morina-Krasniqi.

Ai që në moshë të re u martua me Sevdie Gashin nga Plloçica me të cilën lindën shtatë fëmijë, pesë vajza dhe dy djem.

Njëstiti “Pëllumbi” , i cili menjëherë pas rënies së familjes Jashari dhe Komandantit Adem Jashari, me një shpejtësi të jashtëzakonshme, përmes Komandantit Ferat Shala, zgjeroi dhe konsolidoi radhët e UÇK-së në një territor të gjerë, që më vonë u shtri Brigada e lavdishme 113 ”Mujë Krasniqi”. Tashmë Negrovci dhe Vuçaku kontrolloheshin nga pjesëtarët e UÇK-së dhe kërkesat për t’iu bashkuar luftëtarëve të lirisë ishte tejet i madh. Përveç sigurimit të armëve, në këtë zonë duhej siguruar edhe gjërat e tjera elementare të mbijetesës në rrethana lufte. Kështu, Emini u caktua të përkujdesej për ushqimin, andaj më 22 prill të vitit 1998 bëhet pjesëtar i logjistikës së UÇK-së, detyrë të cilën do ta kryejë deri me rënien e tij.

Ishin qindra e mijëra ushtarë dhe civilë të cilët ushqeheshin në kuzhinën e ngritur nga këta burra dhe me një përgjegjësi të jashtëzakonshme kryenin punën profesionalisht e me nder, krenar se po e ndihmonin luftë nqë do ta sillte lirinë e Kosovës.

Pavarësisht lëvizjeve dhe ripozicionimeve të luftëtarëve të UÇK-së, Emini gjente forma që të përkujdesej për sigurimin dhe përgatitjen e ushqimit për luftë- tarët dhe civilët. Më 12 prill të vitit 1999 ofensiva e militarëve serbë ishte shtrirë në gjithë territorin e përgjegjësisë së Batalionit të Tretë të Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”, sidomos në fshatrat Negrovc dhe Nënkala (ish-Vuçak). I rrethuar në mes granatimesh dhe të shtënash të pandërprera të forcave serbe, të cilët po përparonin edhe me këmbësori, në vendin e quajtur “Rreze” në Malet e Negrovcit, bie së bashku me të birin, Agimin, djalin e vëllait, Bashkimin, dhe me mikun e tij, Sefer Bujupi.

Trupi i dëshmorit të lirisë Emin Krasniqi prehet në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve në hyrje të fshatit të lindjes, Negrovc.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në çlirimin e Kosovës, Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Kuvendi Komunal i Drenasit dhe Shoqatat e dala nga Lufta, kanë ndarë falënderim për familjen e dëshmorit Emin Krasniqi. (I. S.)

Kontrolloni gjithashtu

Fejzullah Sokol Graiçevci (22.1.1951 - 19.4.1999)

Fejzullah Sokol Graiçevci (22.1.1951 – 19.4.1999)

Fejzullahu ishte djali i Sokol e Vahide Graiçevcit. Lindi më 22 janar të vitit 1951, …