Emisarët: Escobar dhe Lajçak biseduan me kryetaren, Vjosa Osmani me kryetarët e opozitës si dhe me krerët e Listës serbe

Emisarët: Escobar dhe Lajçak biseduan me kryetaren, Vjosa Osmani me kryetarët e opozitës si dhe me krerët e Listës serbe

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak,  kanë mbajtur një takim në objektin e Zyrës së BE-së në Prishtinë me partitë opozitare. Gjatë takimit që patën me zonjën,  Vjosa Osmani, ajo ka deklaruar  se zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe në këtë kontekst, por  shtoi se duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në këto katër komuna. Escobar dhe Lajçak kanë  zhvilluar takim me krerët e partive opozitare. Në zyrën e  BE-së në Prishtinë, kanë qëndruar edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, së bashku me zëvendësin e tij,  Igor Simiq.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …