Përfundimi i procesit në Hagë, veteranë dhe juristë presin vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në gjykatën speciale në Hagë po hyn në fazën përfundimtare, pas afro gjashtë vitesh paraburgim, seancash të shumta dhe një procesi që është përcjellë me vëmendje të madhe në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare. Pas përfundimit të dëshmive dhe paraqitjes së argumenteve përmbyllëse, trupi gjykues ndodhet në fazën e shqyrtimit të materialit të rastit, i cili përfshin mijëra faqe dokumente dhe dëshmi të administruara gjatë procesit gjyqësor. Në këtë fazë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe njohës të çështjeve juridike kanë shprehur pritjet e tyre për një vendim që, sipas tyre, duhet të reflektojë drejtësi dhe provat e paraqitura gjatë gjykimit.

 

Ky artikull paraqet qëndrimet dhe opinionet e personave të intervistuar lidhur me procesin gjyqësor në Hagë dhe nuk përbën vlerësim faktik mbi fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarve, për të cilët vlen prezumimi i pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri pas vizitës në Hagë: Hashim Thaçi vazhdon të ruajë forcën, dinjitetin dhe besimin në të vërtetën

Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka vizituar këtë të hënë ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, …