Gabriel Escobar

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nesër pritet të qëndrojë për vizitë në Beograd, pastaj në Prishtinë

Mediat në Serbi kanë bërë të ditur se emisari  special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nesër do të qëndrojë në Beograd për një vizitë. Ndërkohë bëhet e ditur se Escobar, në prag të takimit të Ohrit do të bisedojë me kryetarin  e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Nuk janë dhënë detaje më shumë për vizitën e Escobarit, por ajo që dihet është se ai shkon në Beograd vetëm një ditë pasi i dërguari evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, përfundon vizitën e tij dyditore në Serbi. Po ashtu burime jo zyrtare bëjnë të ditur se  emisari amerikan, Gabriel  Escobar do  qëndrojë për të vizitë  edhe në  Kosovë, në prag të takimit të Ohrit.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …