Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, prej sot po qëndron për një vizitë treditore në vendin tonë

Ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nga dita e sotme e  deri më 29 qershor do të qëndroj për vizitë në vendin tonë.  Zyra e BE-së në Prishtinë  ka bërë me dije se Lajçak gjatë vizitës në Kosovë sot  u takua  me kryeministrin, Albin Kurti ndërkohë që pritet të takohet edhe kryetarët e partive kryesore opozitare. Fjalimi për media i emisarit Lajçak është planifikuar për të mërkurën, më 29 qershor. Kohë më parë, vendet anëtare të  Bashkimit Evropian kanë pranuar që të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj. Në njoftim mes tjerash thuhet se gjatë qëndrimit në Kosovë, Lajçak planifikon të vizitojë Prizrenin dhe veriun e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dell’Oro: Historia e Kosovës dhe e trojeve shqiptare ndihmon për të kuptuar më mirë jetën dhe përjetimet e Nënë Terezës

Sot në Katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë u shënua 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës. …