Dardan Molliqaj, mbajti një aktivitet përkujtues me peticionet e Albin Kurtit për marrëveshjet e refuzuara, tani të pranuara të Brukselit

Kryetari i PSD-së së Dardan Molliqaj, ka mbajtur sot në Prishtinë,   një aktivitet përkujtues lidhur me peticionet e Albin Kurtit. Ai në kohën kur  emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, shkoi drejt  Qeverisë së Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti,  ka dorëzuar qindra peticione që shtatë vjet më parë i kundërshtonte Lëvizja Vetëvendosje në marrëveshjet e vitit 2015. Këto peticione, të nënshkruara nga Albin Kurti  u dorëzuan para objektit të Qeverisë. Dardan Molliqaj, ka thënë kryeministri Kurti i ka ndërruar qëndrimet, ndryshe në opozitë e ndryshe në pushtet. Përveç që kanë mbi 205  mijë qytetarë që e kanë kundërshtuar, qeveria e Kosovës nuk i ka pyetur qytetarët dhe nuk ka marr mandat për ta nënshkruar një marrëveshje të tillë. Ajo që është interesante, në fund të njërës prej kësaj fletave, nënshkrues është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Siç mund ta shihni me datën 18 shtator të vitit 2015, Albin Kurti e nënshkruan këtë tekst. Si mund të jenë dy Albin Kurta, ai i cili e nënshkruan kundërshtimin edhe ai i cili e zbaton këtë marrëveshje, ka pyetur Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Filipoviq: Rusia nëpërmjet Serbisë po e përdor Kishën Ortodokse për të thelluar tensionet në Mal të Zi

Gjatë një interviste për “The Geopost”, analisti politik malazez Ljubomir Filipoviq ka tërhequr vërejtjen se …