Emmerson

Emmerson: Abrahams nuk po bën është asgjë tjetër, në raportin e tij ai po paraqet një riciklim të raporteve të lajmeve serbe të kohës

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër krerëve të UÇK-së:  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi,  po vazhdon ta paraqesë dëshminë e tij,  Frederick Abrahams, i cili është zyrtar i organizatës, “Human Rights Watch”. Ai po intervistohet nga Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit.  Abrahams  po dëshmon për raportet që ai dhe kolegët e tij i kishte përgatitur në periudhën e luftës, në Kosovës,  në kuadër të punës të kësaj organizate. Në seancë u tha se ato raporte kishin cituar Qendrën për të Drejtën Humanitare në Serbi në shkrimet,  ku burim i vetëm  ishin mediat serbe. Avokati britanik i Kadri Veselit, Ben Emmerson paraqiti dokumentet ku shihet burimi i raporteve të njëanshme të kësaj organizate. Në të thuhet, se të gjitha hulumtimet e kryera nga Qendra Humanitare në periudhën nga 1990-1999, të gjitha hulumtimet kishin një metodologji të përbashkët me atë tonën…Ne sapo pamë këtë shembull të fundit ku ajo çfarë keni bërë ju, z. Abrahams  nuk është asgjë tjetër veçse një riciklim i raporteve të lajmeve serbe, në raportin tuaj, tha  avokati Ben Emmerson, duke diskredituar dëshmitë e njëanshme dhe një burimore të zyrtarit ndërkombëtar, Abrahams, i cili në disa raste edhe vetë ka pranuar se burimet e tij janë nxjerrë nga mediet e Millosheviqit,  në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia apelon sërish qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka anuluar listës së çmimeve të barnave, e cila ishte diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës

Ministria e Shëndetësisë anuloi listën e  çmimeve të barnave, e cila ishte diskutuar edhe në Kuvendin …