Endrit Shala: Kot e kanë ata që tentojnë ta dëmtojnë Nismën, ajo do të dalë shumë më e fortë në këto zgjedhje

Endrit Shala: Kot e kanë ata që tentojnë ta dëmtojnë Nismën, ajo do të dalë shumë më e fortë në këto zgjedhje

Sekretari për marrëdhënie me publikun në Nismën Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se ata që dorëhiqen nga kjo parti e bëjnë këtë me qëllim të dëmtimit të saj në zgjedhjet e 6 tetorit. Ai ka deklaruar se kot e kanë ata që tentojnë ta dëmtojnë këtë parti. Sipas tij, Nisma do të dalë shumë më e fortë në këto zgjedhje.“Kur edhe ata që janë tërhequr nga çdo angazhim dhe aktivitet qysh para një viti nga NISMA Socialdemokrate, ‘dorëhiqen’ sot, pikërisht në kohë të fushatës për zgjedhjet parlamentare 2019, dëshmojnë se janë bërë pjesë e fushatës me qëllim dëmtimin e NISMA-së. Vërtetë është për të ardhur keq se në çfarë gjendje kanë ardhur! Nuk thotë kot fjala e urtë popullore ‘mos e vet se të kallxon vet’. Kam një mesazh për ‘spin-doktorët’ e dorëheqjeve të orkestruara, kot e keni, boshti politik i ndërtuar nga NISMA Socialdemokrate së bashku me partnerët e koalicionit nga këto zgjedhje do te dalë shumë më e fortë se që ka qenë deri më sot! ka shkruar Shala.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …