Isa Mustafa thotë se nuk ka sinjale nga Lëvizja Vetëvendosje për një takim të mundshëm para seancës konstituive

Isa Mustafa: Nëse nuk bëhet tani koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje dëshirojmë që të bëhet pas zgjedhjeve

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për mundësinë e koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se nëse nuk bëhet tani koalicioni me Vetëvendosjen, atëherë pas 6 tetorit do të ndodhë koalicioni me Vetëvendosjen. “Nëse nuk bëhet tani koalicioni dëshirojmë që të mbetet hapësirë që të bëhet pas zgjedhjeve”. “Unë besoj që është e mundshme dhe është gjithsesi e dobishme për vendin tonë. Nuk do të hyjmë me partner tjetër në zgjedhje përpos me Vetëvendosjen. Koalicion tjetër nuk do të bëjmë me asnjë subjekt tjetër. Nëse e bëjmë e bëjmë me Vetëvendosjen, nëse s’e bëjmë shkojmë vet dhe pastaj takohemi pas datës 6 tetor”, ka thënë Mustafa sot për media.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …