leoni

Enver Hasani

Enver Hasani: Caktimi i kufijve shtetërorë në rend të parë është çështje e ligjit ndërkombëtar

Në një postim të tij, ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, ka shpjeguar dallimin në mes të Marrëveshjes së Kumanovës dhe caktimit të kufijve shtetërorë të Kosovës. Sipas tij, caktimi i kufijve shtetërorë në rend të parë është çështje e ligjit ndërkombëtar, pastaj e lëmenjve të tjerë teknikë. “Nuk ka asnjë relevantë këtu Marrëveshja e Komunovës,  por Rezoluta 1244 e KS të OKB-së. MK merret me tërheqjen e forcave ushtarake dhe policore të RFJ (Serbi dhe Mali Zi), jo me caktim të kufijve të sovranitet të ri shtetëror- Republikës së Kosovës. Ajo është një dokument që ka pasur vlerë vetëm gjatë kohës së konfliktit të armatosur me RFJ (Serbi dhe Mali Zi), pjesë kjo që rregullohet nga E Drejta Ndërkombëtare e Luftës, – e cila sot titullohet si “E Drejta Ndërkombëtare Humanitare”. Palë nënshkruese të MK janë komandantët ushtarakë. Kjo shpjegon se ajo ka pasur vlerë kalimtare juridike vetëm për kohën sa ka zgjatur lufta në Kosovë, si konflikt ndërkombëtar i armatosur”, ka shkruar Hasani në profilin e vet në “Facebook”.

Kontrolloni gjithashtu

Andin Hoti: Serbia nuk po e zbaton deklaratën për personat e pagjetur, të nënshkruar me 2 maj të vitit të kaluar, në Bruksel

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Ukshin  Hoti deklaroi se Serbia nuk po …