Enver Hasani

Enver Hasani: Është papjekuri e skajshme politike mos-denoncimi i kërcënimit nga kryetarja, Vjosa Osmani

Ish-kryetari i parë i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani e ka quajtur papjekuri të skajshme politike mos-denoncimin e kërcënimit nga kryetarja,  Vjosa Osmani, e cila ka thënë se është kërcënuar e shantazhuar për ta dekretuar Blerim Isufajn kryeprokuror. Hasani ka thënë se vonesa e shkaktuar në procesin e dekretimit përbën shkelje të detyrimit kushtetues nga neni 84.17 i Kushtetutës. Mos dekretimi i një titullari të organit qendror kushtetues përbën një të drejtë, por edhe detyrim të Presidentit të Republikës së Kosovës sipas nenit 84 të Kushtetutës së Republikës. Kjo nënkupton se shefi i shtetit të Kosovës ka dy rrugë, të dekretojë ose të mos dekretojë. Në çdo rast, dekretimi përbën aktin e fundit të konfirmimit të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së ndjekur nga organi propozues i titullarit të organit kushtetues qendror.  Kur bën dekretimin, Presidenti i Republikës nuk jep arsyetim, një gjë e tillë nuk është në natyrën e dekretit. Kur refuzon, Presidenti jep arsye për mos dekretim, të cilat duhet të bazohen në vlerësimet e organeve të tjera kushtetuese ose në burime të tjera të informatave, por asnjëherë në gjetjet faktike origjinare të zyrës së Presidentit të Republikës. Konstatimi i gjendjes faktike origjinale nuk është në mandatin e shefit të shtetit, pra ushtrimi kushtetues ushtrimi i funksionit të mbledhjes së fakteve origjinare nuk i takon këtij organi kushtetues, pasi këtë gjë e bëjnë të tjerët për te, ka saktësuar, profesori, Enver Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …