Brickos

Enver Hasani

Enver Hasani: Hivzi Islami u bë akademik me një doktoraturë të vjedhur

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani, i është kundërpërgjigjur akuzave të drejtorit të ASHAK-ut, Hivzi Islami, i cili ditë më parë e ka akuzuar Hasanin, duke thënë se nuk është ekspert  i të drejtës ndërkombëtare dhe i kufijve. Enver Hasani e akuzon krye-akademikun Islami për plagjiat. “Njeriu normal pret që akademikët dhe akademia të mbështesin një projekt të tillë, pra luftën kundër kësaj dukurie të shëmtuar në mesin tonë. Hulumtimi im për një kohë shumë të shkurtër tregoi se, krahas dy akademikëve të tjerë, për të cilët kisha marrë të dhënat e sakta për plagjiaturë, edhe Hivzi Islami ishte i përfshirë në të njëjtin skandal, me burim plagjiatin nga bota gjermane e një doktorate të një prifti protestant.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …