Enver Hoxha

Enver Hoxha, shqiptari më i kërkuar në Google, pas tij rreshtohen Ismail Kadare, Edi Rama e të tjerë

S’kishte si ndodhte ndryshe! Nuk e them unë këtë, një komunist, e thotë Google me një logjikë të ftohtë matematike dhe elektronike. Shumëkush mund të çuditet nga ky fakt. Unë jo! Dhe si unë, mijëra e mijëra të tjerë… Asnjëherë nuk kam dyshuar në vlerësimin e figurës së Enver Hoxhës, pavarësisht baltës që hedhin pambarimisht reaksionarët antikomunistë për dekada me radhë…

Anabel. al, sipas të dhënave nga Google. al, ka bërë të ditur dhe publikuar më 3 prillit 2018, një sondazh a tip sondazhi “për shqiptarin më të kërkuar në Google”, një rrjet teknologjik ky i fuqishëm me emër e me famë botërore.

Publikuesi sqaron se ju, lexues, “nuk do ta besoni se cili në botë është shqiptari më i kërkuar në Google”.

Po ja që është një shqiptar! Dhe ky është shqiptari i madh, Enver Hoxha!

Anabel. al shkruan se kur “na duhet (ose duam) të dimë më shumë rreth njerëzve të njohur, shpëtimin e gjejmë në Google, sepse aty mund të gjejmë gjithçka”. Më tej nënvizohet që “arritëm të zbulonim se cili shqiptar është më i kërkuar dhe për kë janë të interesuar njerëzit të dinë”.

Jepet një listë e shqiptarëve më të njohur në Google, së cilës “i bashkohen figura të rëndësishme historike, udhëheqës legjendarë, politikanë dhe artistë”.

Lista nis me Ismail Qemalin, burrin e madh të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me 28 nëntor 1912, i cili, çuditërisht, ndër 12 personalitetet e vënë në listë, zë vendin e fundit në renditje!

Vijon me Ismail Kadarenë me 1.100.000 (0.55 sek.) kërkime; ecën me Edi Ramën, kryetar i Partisë Socialiste dhe kryeministër i vendit; shtohet me Ermal Mamaqin, që ka 23.000 kërkime mbi Ramën, dhe Elvana Gjatën. Pastaj vijojnë Fan Noli, me më shumë kërkime se Gjata, e me radhë Ibrahim Rugova, Sali Berisha, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Ramush Haradinaj, Noizy.

Lista e personaliteteve mbyllet me Enver Hoxhën, për të cilin thuhet : “Në krye të renditjes si shqiptari më i kërkuar është udhëheqësi i komunistëve, në fakt ishte edhe udhëheqësi i popullit shqiptar, Enver Hoxha, me plot 3.830.000 (0.39 sek.) kërkime”. Më tej, për Enverin shkruhet  se “Të qenurit në krye të shtetit për dekada me radhë si lideri absolut në vend e bën Hoxhën ende një figurë dominante në ditët e sotme. I mbetur peng i kohës, për të na mbajtur peng edhe ne, lideri komunist është shqiptari me i kërkuar”. Në përfundim, për Enver Hoxhën thuhet se “Me aq shumë vite sa qëndroi në krye, s’kishte si ndodhte ndryshe”.

 Qëllimi i përmendjes me emra konkretë prej meje i shtetarëve, politikanëve, shkrimtarëve dhe artistëve, bazuar në Anabel. al, s’është të gjykoj a duhej të ishin vetëm këta personalitete subjekt i studimit e i listës së paraqitur, për shkak se kjo është çështje e institucionit, i cili ka marrë përsipër të bëjë te ditur edhe rezultatet e sondazhit.

Publikisht desha sinqerisht të falënderoj Google. al dhe Anabel. al për seriozitetin e guximin e kryerjes se sondazhit dhe për seriozitetin e guximin e të thënit, e të shprehurit të së vërtetës për Enver Hoxhën. Po kështu të përforcojmë duke i bërë të njohur publikut përmes gazetës prestigjioze “Dita” se në krye të personaliteteve objekt studimi, qëndron shqiptari i madh, Enver Hoxha! Po me qellim te mirê dua të vé në dukje se lista rendit në vend të dytë Noizy-n, me 3.130.000 (0.31 sek.) kërkime, ndërsa në vend të tretë renditet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me 3.080.000 (0.38 sek.) kërkime.

Dua të bëj në mbyllje një apel për politikën, për shtetin, për intelektualët, për studiuesit shqiptarë, të cilët duhet të mposhtin frikën dhe të vlerësojnë e të kenë kurajon për të thënë të vërtetën për Enver Hoxhën, si themeluesi e udhëheqësi i PKSH-së (PPSH), si Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare e Popullore, si udhëheqësi i Partisë, i shtetit dhe i ndërtimit e mbrojtjes së socializmit në Shqipëri, si burri më i madh e më i lavdishëm i kombit shqiptar!

(Muharrem Xhafa)

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …