Enver Hoxhaj: Arsimi në Kosovë ka nevojë për rimëkëmbje e këtë e bën të mundur vetëm PDK-ja

Enver Hoxhaj: Arsimi në Kosovë ka nevojë për rimëkëmbje e këtë e bën të mundur vetëm PDK-ja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kanididati për kryeministër, Enver Hoxhaj së bashku me anëtarin e kryesisë, Muzafer Shala kanë takuar  qindra mësimdhënës të vendit, para të cilëve ka prezantuar Planin e PDK-së për Rimëkëmbjen e arsimit. Hoxhaj duke falënderuar mësimdhënësit për besimin e dhënë PDK-së ka thënë se ndjehet krenar që PDK-ja është e vetmja parti që i ka dyfishuar pagat e arsimtarëve dhe profesorëve në këto 15 vitet e fundit. Hoxhaj ka kërkuar votën e mësimdhënësve sepse arsimi në Kosovë ka nevojë për Rimëkëmbje, e këtë e bën vetëm PDK-ja përmes programit të saj, sepse ka dëshmuar që i dëgjon hallet e mësimdhënësve dhe i zgjidh problemet e tyre. Ai ka thënë që dy qeveritë e kaluara Kurti dhe Hoti e kanë nëpërkëmbur arsimin pasi nuk kanë ditur ta menaxhojnë mësimin online gjatë periudhës së pandemisë, ndërsa PDK-ja do ta rimëkëmbë duke i rritur pagat për mësimdhënësit e të gjitha niveleve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …