Enver Hoxhaj: Është për keqardhje, Qeveria Kurti nuk po mundet ta organizoj një proces të thjeshtë vaksinimi

Enver Hoxhaj: Është për keqardhje, Qeveria Kurti nuk po mundet ta organizoj një proces të thjeshtë vaksinimi

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reguar për tollovitë e krijuara tek salla “1 Tetori” ku po vazhdon vaksinimi për COVID-19. Me anë të një postimi në rrjetin social, ai e ka fajësuar qeverinë për organizim të dobët të një procesi të thjeshtë vaksinimi. “Është për keqardhje të shohësh prindërit e gjyshërit tanë në këtë gjendje. Të dëshpëruar për një vaksinë e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë, tani të shtyhen me njëri-tjetrin sepse Qeveria nuk ka ditur të organizoj një proces të thjeshtë vaksinimi. Kështu, më shumë ekziston rreziku që ata të infektohen me Covid, sesa mundësia që të vaksinohen. Kjo është pasqyra e një qeverisje pa plan e program. Pa dije e përvojë për të ndihmuar qytetarët e saj. E dhimbshme. Shumë e dhimbshme”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …