Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj ka thënë se në Evropë ka më shumë një albanofobi sesa që kërkohen kritere teknike për vizat

Zëvendës-kryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se në Evropë ka më shumë një albanofobi sesa që kërkohen kritere teknike për vizat. Ai ka saktësuar se 95 kriteret, që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës ishin të padrejtë, sepse për shtetet fqinje kishte shumë më pak se aq. “Kam qenë me Vlora Çitakun kur kam pranuar udhërrëfyesin nga BE, dhe jemi shokuar kur i kemi parë 95 kritere. Nga 45 kritere i kanë pasur Shqipëria, Maqedonia, Serbia kur u janë liberalizuar vizat dhe për shkak të këtyre kritereve, PDK është detyruar ta rrëzojë qeverinë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …