Brickos

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Kryetarja, Vjosa Raif Osmani e preu foton ku shihet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka cilësuar si të paprecedent veprimin e  Vjosa Osmanit e cila në fotografitë e pjesëmarrjes në Samitin e SEECP-së e kishte prerë foton ku shihej kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Hoxhaj tha se ky veprim i presidentes e tejkalon normalitetin e funksionimit politik dhe se shpreson që Osmani do të nxjerrë mësim nga një situatë e tillë. Sjellja e Vjosa Osmanit është e paprecedent, unë nuk njoh lider i cili në këto 20 vitet e fundit ka prerë foto të dikujt së paku të kryeministrit të Shqipërisë që e kanë zgjedhur qytetarët në mandatin e tretë. Por ne kur jemi përfaqësuar në takime të tilla rajonale, evropiane, botërore nuk e kemi larguar përmes prerjes asnjë përfaqësues të Serbisë, Rusisë, lëre më një shqiptar. I pyetur se si janë marrëdhëniet aktualisht mes dy vendeve, Hoxhaj deklaroi se nuk ka koordinim as në nivel presidentësh, as mes dy kryeministrave. Sipas tij, nëse ka një koordinim mes Prishtinës, Shkupit, Tiranës dhe Podgoricës, atëherë do të ketë efekte pozitive edhe në nismën rajonale “Ballkani i Hapur” sepse “do t’i bëhej një bllok Serbisë”.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …