Enver Hoxhaj: Masakra në familjen Berisha në Therandë është dëshmi se shteti serb duhet të paditet për krimet e kryera

Enver Hoxhaj: Masakra në familjen Berisha është dëshmi se shteti serb duhet të paditet për krimet e kryera

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga bashkëpartiak kanë bërë homazhe te kompleksi memorial për viktimat e familjes Berisha, në 22 vjetorin e kësaj masakre. Sipas tij, kjo masakër është dëshmi konkrete e gjenocidit të Serbisë, prandaj sipas tij shteti serb duhet të paditet për krimet e kryera gjatë luftës. Hoxhaj u zotua se kjo çështje do të jetë prioritet dhe se asnjëherë nuk do të pushojnë duke kërkuar drejtësi. Ai nuk la pa përmendur edhe gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë, e që sipas tij, po gjykohen padrejtësisht. Hoxhaj shtoi se është e papranueshme që të rishkruhet historia e Kosovës sepse është rishkruar këtu në Therandë.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …