Enver Hoxhaj: Qeveria Kurti në vend se të lehtësoj barrën ekonomike të qytetarëve ,po i përgjysmon shtesat financiare

Enver Hoxhaj: Qeveria Kurti në vend se ta lehtësojë barrën ekonomike të qytetarëve, po i përgjysmon shtesat financiare

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit. Hoxhaj përmes një postimi veprimin e qeverisë Kurti e ka quajtur skandal. Ai shkon më tej duke thënë se Qeveria aktuale i la të mosharit pa vaksina, dhe se tani po ua zvogëlon edhe atë pak ndihmë që u duhet për barna. “Skandaloz, i papranueshëm dhe nëpërkëmbës vendimi i Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët dhe mjekët e infemierët që po luftojnë me pandeminë. Kjo Qeveri që i la gjyshërit tanë pa vaksina tani po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe. Pritja nga qeveria për ta lehtësuar barrën e rënduar ekonomike, shëndetësore e sociale për qytetarët të goditur nga pandemia, e konkretisht për mjekët, punëtorët shëndetësorë e të moshuarit – përkundrazi u kthye kundër tyre duke përgjysmuar shtesat financiare. Mungesa e dorës së shtetit fatkeqësisht po ndjehet çdo ditë dhe në çdo familje të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …