Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Serbi Jeremiq, nuk mund të bëhet sekretar i OKB-së

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se ish ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk jeremiq,  nuk është njeriu i duhur për ta drejtuar OKB-në në kohën kur mbështetja e kandidaturës së tij për këtë post është rritur, në Nju Jork. Pak ditë pasi Jeremiq doli i dyti me mbështetje në rrathët fillestarë të votimeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për sekretar të përgjithshëm të kësaj organizate, ministri Hoxhaj tha se historia e bën diplomatin serb të papërshtatshëm për postin që po e synon. “Si ministër i jashtëm i Serbisë ka lobuar proaktivisht kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës, ka kundërshtuar politikën amerikane dhe evropiane në Kosovë, përfshirë këtu edhe ndërhyrjen humanitare të NATO-së, si dhe ka kundërshtuar propozimin e emisar i OKB-së për zgjidhjen e statusit final të Kosovës”, tha Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …