Enver Hoxhaj thotë se taksa po shkakton probleme për politikën e jashtme, dialogun dhe marrëdhëniet me SHBA-në

Enver Hoxhaj thotë së ai ka qenë ideator i taksës e cila është përkrahur nga Haradinaj dhe nga Veseli

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se taksa nuk ka qenë kundër dialogut. “Serbia ka bërë përpjekjet dhe aksion ndaj Kosovës. Serbia ka bërë përpjekje kundër anëtarësimit të Kosovës, në INTERPOL e UNESCO. Serbia ka shantazhuar qytetarët e Kosovës, serbët e Kosovës që ishin pjesë e FSK-së. Ka bërë përpjekje të minojë shtetësinë e Kosovës. Ne kemi përdor sovranitetin tonë të brendshëm të godasim Serbinë. Ky vendim nuk ka qenë kundër dialogut”, ka thënë Hoxhaj. Sipas tij Mogerini u ka thënë në takim, që ajo do të kërkojë nga Serbia të ndalë kampanjën ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Taksa nuk është vendos me idenë që Serbia të njohë Kosovën. Unë jam ai që kam dhënë idenë për vënie e taksës.  Ideja është përkrahur nga kryeministri i Haradinaj dhe nga kryetari Veseli”, tha ai. Sipas tij taksa do të jetë në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …