Erdogan

Erdoğan: Greqia po tregohet e parehatshme pasi ekipi detar turk dërgoi anijen e saj të re të shpimit në Mesdheun Lindor

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Greqia po tregohet e parehatshme dhe e bezdisur pasi  ekipi detar turk  dërgoi anijen e saj të re të shpimit në Mesdheun Lindor për kërkime të hidrokarbureve. “Ne dërguam anijen tonë të shpimit ‘Abdulhamid Han’ nga porti Taşuxhu i Mersinit, por Greqia ishte shumë e parehatshme dhe pyeti se çfarë bën Erdoğani?  Turqia për kërkime të hidrokarbureve dërgoi anijen e saj të katërt të shpimit ‘Abdulhamid Han’ në provincën Mersin në Mesdheun Lindor. Në kuadër të strategjisë së Qeverisë së Turqisë  për kërkime të hidrokarbureve, së fundmi anija ‘Abdulhamid Han’ ka mbërritur në destinacionin e saj të parë,  në pusin ‘Yyrykler-1’ në det të hapur në provincën jugore Antalya. Anija, e cila konsiderohet si më e forta nga flota aktuale e vendit prej katër anijesh, do të nisë shpimet në Mesdheun Lindor derisa anijet e tjera do të vazhdojnë operacionet e shpimit në Detin e Zi. (AA)

Greqia e mbështetur fuqishëm nga Franca, vazhdon të protestojë dhe të zemërohet pasi konsideron  se tërë Deti i Mesdheut i takon asaj. Në pamundësi të përballohet me Turqinë, Greqia i ka marrë 12 kilometra det Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …