Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Jerusalemi nuk është mall për t’ u shitur as për t’u blerë

Erdogan: Numri i qytetarëve tanë që humbën jetën më 15 korrik 2016 është 250, ndërsa numri i puçistëve, vetëm 35

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në panelin “15 korriku si një shkelje e të drejtës së njeriut”, që është zhvilluar në Dhomën e Tregtisë së Ankarasë. Pasi ka theksuar se 15 korriku ka qenë një përpjekje  pushtimi që ishte paraparë  të realizohej me dorën e nënkontraktorëve të blerë me 1 dollarë, Erdoğan tha se “qëndrimi i pamëshirshëm që puçistët treguan ndaj popullit tonë, egërsia që treguan dhe gjaku që kanë derdhur ka zbuluar qartë qëllimin e tyre të vërtetë. Numri i qytetarëve tanë që humbën jetën atë natë është 250, ndërsa numri i puçistëve të vrarë vetëm 35. Ja duhet të mendojmë edhe mbi këto shifra. Sikur Turqia të mos ishte një shtet ligjor, sikur të mos ishte një vend që mbikëqyr drejtësinë të paktën dhjetëra mijëra tradhtarë që kanë marrë pjesë fizikisht atë natë në grushtin e shtetit nuk do të ndodheshin nëpër burgje, por do të ndodheshin nëpër gropa të hapura rastësisht, është shprehur në fjalën e tij Erdoğan. Ndërsa në lidhje me zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme Erdoğan ka theksuar se atë do ta heqim kur të përfundojnë të gjitha këto shqetësime, kur të arrijmë objektivin në luftën kundër terrorizmit. Pa mbaruar të gjitha këto askush të mos presë që ne të heqim gjendjen e jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …