Erdogan

Erdogan: Turqia gjithmonë do të jetë në anën e Maqedonisë, sepse Greqia nuk ka të drejtë lidhur me emrin

Turqia është në anën e Maqedonisë në kontestin me emrin me Greqinë, ka deklaruar presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në takimin me mërgimtarët ballkanik në Stamboll.  “Turqia gjithmonë do të jetë në anën e Maqedonisë, sepse në këtë rast Greqia thjeshtë nuk është në të drejtë”, ka theksuar Erdogani, transmeton “Ta nea”. Ai ka thënë edhe se lidhjet mes Turqisë dhe Maqedonisë janë vëllazërore dhe se Shkupi gjithmonë mund të konsiderojë në mbështetjen e Ankarasë. “Ankaraja dhe Shkupi nuk kanë asnjë dallim dhe çështje të hapura dhe ne nuk do t’i lëmë vet vëllezërit tanë, por do të jemi gjithmonë së bashku me ata”, ka thënë presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Ligji për Fondin Sovran ende në kushtetuese, ekonomistët skeptikë për zbatimin e tij

Ligji për Fondin Sovran të Kosovës, i miratuar në Kuvendin e Kosovës më 15 dhjetor …