Erdogan: Turqia nuk e njeh rezulutën amerikane e cila masakrën ndaj armënve një shekull me parë e e cilëson si gjenocid

Erdogan: Turqia nuk e njeh rezolutën e cila masakrën ndaj armënve një shekull me parë e cilëson si gjenocid

Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha sot se parlamenti i vendit do t’i përgjigjet një rezolute për gjenocidin armen të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA, si dhe një propozim për vendosjen e sanksioneve ndaj Ankarasë zyrtare. “Turqia nuk e njeh rezolutën, e cila nuk ka asnjë vlerë për Ankaranë,” tha Erdogan. Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan miratoi një rezolutë duke pranuar zyrtarisht se masakra e armenëve një shekull më parë nga Perandoria Osmane ishte një gjenocid, të cilin Turqia e dënoi me forcë. Është miratuar gjithashtu një rezolutë që i bën thirrje kryetarit Donald Trump të vendosë sanksione dhe kufizime të tjera për Turqinë dhe zyrtarët turq për shkak të ofensivës në veri të Sirisë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …