Në QNR sot pritet të përfundojë procesi i rinumërimit të 1,400 vendvotimeve për të cilat kishte vendosur PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e hedh poshtë ankesën e NISMA-AKR-PD-së për votat e ardhura nga Serbia

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në seancën e mbajtur sot ka shqyrtuar ankesën e paraqitur nga koalicioni NISMA-AKR-PD, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me të cilën ka kërkuar që të anulohen si të parregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia, përmes postës, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur poshtë ankesën duke e quajtur si të pas afatshme. “Paneli pasi që e vlerësoj afateshmërinë e ankesës gjeti se e njëjta është e pas afatëshme ngase ankuesi i referohet parregullsive në QNR ku mund të paraqitet ankesë në PZAP brenda 24 orëve nga ndodhja e shkelës së supozuar nga kjo rezulton se e njëjta është paraqitur pas afatit ligjor të përcaktuar me dispozitën ligjore të nenit 105 paragrafi 1 të LZP-së”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …