Erdogan

Erdogan: Turqit të mos blejnë produkte franceze, kurse BE ta ndalon agjendën anti-islamike të Marconit

Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje turqve që të mos blejnë kurrë mallra franceze, ndërsa kërkoi nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian që ta ndalin agjendën “anti-islamike” të kryetarit të Francës, Emmanuel Macron. Erdogan ka thënë të shtunën se Macron ka problem me myslimanët dhe se ka nevojë për kontrolle të shëndetit mendor. Deklarata ka bërë që Franca ta tërheqë ambasadorin e saj nga Ankaraja. “Njëjtë sikurse ata që thonë: ‘Mos blini mall të markave turke’ në Francë, edhe unë u bëj thirrje qytetarëve të mi nga këtu, që të mos i ndihmojnë kurrë markat franceze ose të mos i blejnë ato”, tha të hënën Erdogan. Sipas Institutit të Statistikave në Turqi, Franca është burimi i 10-të më i madh i importeve në Turqi dhe tregu i shtatë më i madh për eksportet e Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …