Ermina Lekaj-Përljaskaj: Në Kroaci, Gjykata Speciale shihet si gjykatë politike

Ish-deputetja në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përljaskaj, ka deklaruar se në Kroaci ekziston bindja se Gjykata Speciale ka karakter politik, duke theksuar se këtë e kanë shprehur edhe eurodeputetë kroatë. Ajo tha se gjatë takimeve me eurodeputetët kroatë ka marrë mbështetje të hapur për këtë çështje dhe se pret që ata së shpejti të dalin edhe me një deklaratë publike. Lekaj-Përljaskaj bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me eurodeputetët kroatë, mes tyre Ivo Davor Stier, duke diskutuar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo përmendi edhe Dubrovnik Forum, ku sipas saj ministri i Jashtëm i Kroacisë i kishte thënë homologut të Kosovës se “nuk keni nevojë të trokitni në dyert tona, sepse dyert tona janë të hapura”. Sipas Lekaj-Përljaskajt, eurodeputetët kroatë kanë qasje pozitive ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe shpresojnë që ata të lirohen.

Kontrolloni gjithashtu

Ankaraja pret Samitin e NATO-s, në fokus mbrojtja dhe Ukraina

Ankaraja do të jetë më 7 dhe 8 korrik nikoqire e Samitit të NATO-s 2026, …