Gabriel Escobar

Escobar: Dialogu nuk është i vdekur klinikisht, unë nuk jam pjesë e dialogut, por ne mbështesim BE-në

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimeve që ka zhvilluar me krerët e institucioneve në Kosovës dhe  të Serbisë, ka deklaruar  se qëllimi i vizitës së tij, në Prishtinë dhe në Beograd këtë javë, është për të mbështetur përpjekjet e Bashkimit Evropian në gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave dhe dokumentet serbe. Escobar ka thënë se dëshiron që të dyja palët të zotohen se nuk do të ketë dhunë. “Dialogu nuk është klinikisht i vdekur, unë nuk jam pjesë e dialogut, Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e dialogut, por ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Shpresoj që deri në fund të muajit ne do të gjejmë rrugë për të vazhduar. Në të njëjtën kohë, dialogu do të vazhdojë. Të gjitha marrëveshjet do të duhet të zbatohen, përfshirë formimin e Asociacionit. Ne u kemi thënë liderëve të Kosovës dhe Serbisë se presim që çështja e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve ekzistuese të jetë në agjendën e takimit të radhës, ne nuk presim që të arrihet marrëveshje menjëherë, mirëpo natyrisht që presim të jetë në agjendë, ka thënë mesh tjerash, Gabriel Escobar.  (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …