Eshref Dullovi: Kur e pyeta, Baci Baki Dullovin, ku e ka djalin, Dautin, që nuk i ndihmonte, ai tha, ka shkuar të dajët

Eshref Dullovi: Kur e pyeta, Baci Baki Dullovin, ku e ka djalin, Dautin, që nuk i ndihmonte, ai tha, ka shkuar të dajët

Ishte fillimi i Shtatorit të vitit 1998 dhe po shkoja te Baci Baki Dullovi për ti ndihmuar diçka rreth shtëpisë. Kur mbërrita te shtëpia e bacit Baki,të gjithë djemt  ishin aty përveq se Dauti mungonte! Nga kureshtja ime që nuk e takova Dautin,bëra pyetje:

Ku është Dauti?

Si me shaka mu përgjigj Baci mjeshtri.

Ka shkuar te dajt!

Pas një kohe te shkurtër, vijnë kusherit  dhe na pershendesin!

Puna e mbarë!

Mbarë paq! iu pergjigjem.

Me pastaj vun re se Dauti mungonte,dhe pahezitim pyesin se ku eshte Dauti!?

Pergjigjja ishte e njejtë,ka shkuar te dajt!

Vazhdoj muhabeti me çaj, cigare dhe llafe. Kur per një moment u ndegjua një detonim i fuqishëm ku reagimi i baci Baki ishte i papritur!

A thua nga erdhi ky detonim,nga malet e Jezercit? Me pas shikova në fytyren e tij të  zbehur dhe në at çast baci Baki mu drejtu atje nga erdh detonimi janë dajtë e Dautit malet e Jezercit,dhe nga ai çast trupi im u rrënqeth aq shumë sa që u ndala dhe e dheza një  cigare dhe thashë:

Por pse nuk ka bërë zë për tju bashku per ti bër shoqëri. Hajt se edhe juve ju vie radha se Kosova nuk çlirohet me llafe, muhabet me këngë por me pushkë dhe me luftë, se vetëm këtë gjuhë e njeh armiku,pra pushkën.

Muhabetin e ndryshuam krejt kur degjuam krismat qe vinin nga fshati Jezerc.Ju drejtova  Bacit prej sodit unë dua ti bashkohem Dautit me shokë. Sepse me me vlerë eshte çlirimi i atdheut!

Bac une do te jem me ty se as topi e as plumbi i kësaj bishe (serbi) sun mund të më ndal kur behet fjal per çlirimin e Kosoves . Shumë shpejt do të bëhet realitet dhe do tja qesim tymin edhe nga kjo grykë e Kaçanikut qe në ta din serbia se çdo shqipe është gjall per ta mbrojtur çdo pëllëmb te Kosoves më tha Baci.

Kaluan 2 javë unë çdo ditë isha ne gjendje gatishmerie dhe pritsha ftesen. Kur një natë isha duke ngrëne dark dhe bie telefoni.   Rufkia jam do te vish deri te unë se kam nje muhabet me ty. Lash darken dhe u nisa me vrap,në bazë të zërit ma murr mendja se bëhet fjalë për një punë me rëndësi,kur arrita te Rufka hym brenda dhe filloj të më tregonte për qka më kishte thirrur.Gjatë asaj teme vjen  doktor Ekremi dhe baci Baki  dhe më tha baci. E shikon jam njeri i fjales. Mua me shkoi buza gaz dhe thash.

Trimi gjithmon e mban fjalen ja ku me ke o bac.

Gjatë bisedes na tha  do te shkoni në fshatin Kovaqec te shtepia e Shefket Kukes. Aty eshte nje arë me kollomoq dhe pritni aty vin 2 persona dhe ju drejtojnë. Rufkia dhe Ekremi kishin kontakte me ta. Te dyert takojme Osman Dullovin. Me bisedë me Osmanin e marrim edhe atë dhe ikim drejt cakut.Aty ndalemi pas pak dëgjohet zhurma e traktorit që vjen në drejtim tonin takojmë ata 2 persona,ata ishin Haki e Shefket Troni.Ata murren me vete Rufkin Ekremin neve na than pritëni këtu.

Përderisa ishim duke pritur, më shkonte në mendje se në bazë të zhurmës traktori duhet të jetë i dajëve të mi nga fshati Bob.

Pastaj, më vonë e kuptova nga daja Afrim Dema se pikërisht atë natë, ishte ai bashkë me Rrustem Demën, Nexhat Zeneli dhe tashmë Dëshmorët e Kombit, vëllezërit Fadil e Nehat Çaka, Muhamet Zeneli.

Pra, traktori që solli armatimin ishte i dajës Rrustem.

Aty armatosemi dhe nisemi ne drejtim të fshatit deri te  Mulliri i Kuç na ndihmojnë Hakia Shefqeti. Rufkes ia japin 1 revole per çdo rast dhe vazhdojme rrugen. Gjatë bisedes u morem vesh per çdo gjë. U armatosem deri ne dhembë. Me veti kishim 9 kallasha dhe 2 pushkë gjysem automatik 1 mortaj 500,she me 2 predha 1 thes me fishek e karikatorë.

Vazhduam rrugën e më pas u ndalëm për të pushuar dikund në një zabel, ku papritmas filluan të bijnë në tokë frutat e lisave (lenat).

Me shpejtësinë e rrufesë u shtrinëm përtokë. Doktori ishte i pozicionuar në vijën e zjarrit dhe i gatshëm për veprim. Kur kuptuam se kishin rënë lena në tokë dhe nuk kishte të bente me breshëri plumbash të armikut, plasi gazi se përpak nuk filloi beteja kundër lenave. Këtë moment e kemi përdorur shpesh si top shaka.

Më pas filluam rrugëtimin drejt një përroi, nëpër rrethoja me tela, hendeqe, ujë, baltë rrëshqitëse, herë rrëzou e pastaj ngritu, dhe disi me mund të madh arritëm vonë në shtëpinë e bacit Baki Hamdiu na ndihmoi për dërguar armatimin pas shtëpie. U dakordum që secili ta marr nga një automatik “Kallashnikov” AK-47  me dy karikatorë, ndërsa të tjerat u dakorduam t’i fshejmë në arën afer shtëpijës së Bacit për një kohë.

Tashmë kishte filluar agu i ditës dhe shkova në shtëpi me AK-47 në shpinë (kurr nuk e lëshova armën deri në ditën e çlirimit, më 12 qershor 1999).

Pas dy-tri ditësh na u bashkua edhe Dauti I cili kishte ardhur nga Jezerci. Ai kishte një mitraloz me vete. Armatimin e zhvendosëm në një grope të hapur nga ne te zabeli i bacit, në Baçavishtë. Në atë moment drejt nesh vinte një djal i ri. I dal para me qëllim që t’ia devijoj rrugën që të mos e kuptojë vendin e armatimit. I thash se po i presim disa lisa. Pavarësisht kësaj, nga dilemat se ai person e ka kuptuar se kishim strehuar armatim aty, për t’u siguruar deri në detaje vendosëm t’ia ndërrojmë lokacionin armatimit.

Armët i dërguam në një përrua afër rrugës e cila shpien në mal, të cilat i vendosëm në një kasë të madhe të armëve dhe i groposëm nën dhe. Këtë e bëmë për faktin se, konsideronim se ishte shumë herët për t’u shfaqur të armatosur në publik. Pasi i vendosëm në vend të sigurt shkonim thuaja perdite atypari me shiqu a eshte gjithqka ne rregull, dhe pas tre diteve i morem në shtëpi te bacit Baki qe ti pastronim, pasi i pastruam i derguam prap atje, kështu vazhduam per një kohë.

Lavdi përjetë e mot të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri!

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …