Është mbajt takimi i fundit i grupit punues mbi Model-Planin Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë 2022-2030

Është mbajt takimi i fundit i grupit punues mbi Model-Planin Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë (PKVEK) 2022-2030. Ky dokument është mbështetur nga qeveria gjermane, përmes GIZ-it ne bashkëfinancim me Komunën e Deçanit. Ky Model i Planit pasqyron versionin e zgjeruar të Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEK) duke integruar elementet e burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe klimës. Modeli i Planit është zhvilluar në kuadër të pilot projektit për mbështetje të AKK-së dhe forma finale do të miratohet pas aprovimit të Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë. Modeli i planit është krahasuar dhe zhvilluar në  përputhje me modelin e PKEK-së të ofruar nga Komuniteti i Energjisë dhe përmban të gjitha elementet e PKEK- së që kanë ndikim në nivelin lokal. Komuna e Deçanit është një nga 6 komunat përfituese në këtë projekt. Model-Plani do të dorëzohet gjatë këtij muaji, ndërsa në dhjetor pritet të dalë para Kuvendit Komunal. Hartimi i këtij plani hap rrugët që Komuna e Deçanit të bëhet anëtare e Konventës së Kryetarëve të Evropës,që i mundëson Komunës të fitoj grande sa i përket energjisë elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari Iska mirëpriti në takim Prof. Dr. Mazllum Baraliu

Nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, mirëpriti në takim …