Është mbajtur festa tradicionale “Dita e Gështenjës” në komunën e Deçanit

Organizuar nga komuna e Deçanit është mbajtur festa tradicionale “Dita e Gështenjës”. Komunës së Deçanit natyra i ka dhuruar gështenjën si pasuri, andaj sot është promovua më së miri gështenjën dhe njëkohësisht është shfaqur panairi me produktet vendore, nga fermerët e komunës së Deçanit. Kësaj feste hijeshinë ia shtoj vallja nga valltarët e AKV “Deçani”, si dhe piktorët më të mirë kosovarë të cilët përmes pikturave të tyre i dhanë madhështi kësaj dite. I pranishëm ishte kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ish kryeministri Ramush Haradinaj, znj.Shpresa Gjonbalaj, drejtoreshë në Institutin e Trashëgimisë Kulturore në Pejë, përfaqësues të Policisë së Kosovës, përfaqësues të Bashkësisë Islame, KFOR-i , përfaqësues të mediave e shumë qytetarë tjerë.

Mund të jetë një imazh i 16 persona dhe njerëz në këmbë

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …