Është mbajtur mbledhja e KKSB-së në komunën e Rahovecit e pesta për këtë vit

Është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit të cilën e udhëheqi kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi, fillimisht falënderoi të gjithë anëtarët për pjesëmarrje. Tutje, theksoi se situata e përgjithshme në Komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojnë është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar prej takimit të fundit të mbledhjes së KKSB-së. Kjo është mbledhja e pestë e rregullt për vitin 2024, me plan të KKSB-së dhe angazhime të reja.

Në këtë mbledhje u diskutua rreth çështjeve:

– Siguria në Komunën e Rahovecit;

– Masat për parandalimin e lëmoshkërkuesve;

– Informatë dhe analizë nga policia e Kosovës për çështjen e vjedhjeve dhe të sigurisë së përgjithshme;

– Informatë për fillimin e procesit mësimor 2024-2025;

– Identifikimi i hapësirave për qasjen e personave me nevoja të veçanta;

– Përfundimi i “Muajit të Mërgimtarëve”;

– Trajtimi i problemeve që lidhen me kanalizime;

– Plani operativ për sezonën e pushimeve të mërgimtarëve dhe të dasmave;

– Për lirimin e trotuareve – hapësirave publike;

– Siguria dhe kontrolli i shpeshtë në trafik;

– Niveli i sigurisë në shkolla;

– Mbrojtja e pyjeve dhe fushave nga zjarret;

– Deponitë ilegale dhe mbeturinat;

– Mbrojtjen e lumenjve që rrjedhin – ndalimi i hudhjes së mbeturinave;

–  Ndërtimi i gropave septike, 6 sosh;

– Përpjekja intenzive për ushqim më cilësor me siguri me të lartë (siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore).

– Komandanti i Stacionit Policor – Rahovec, z. Fazli Morina, si zakonisht raportoi rreth situatës së sigurisë në territorin e  komunës së Rahovecit, me statistika si në vijim:

– 18 urdhëresa operative;

– 92 vepra penale, 89 incidente penale dhe 3 incidente jopenale;

– 1 rast për prostitucion;

– 1 rast për shitje të narkotikëve;

– 1 rast, sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare;

– 8 raste të falsifikimit të parasë;

– 2 vjedhje të rënda;

– 3 raste të asgjësimit të pajisjeve publike;

– 7 raste për armëmbajtje pa leje;

– 67 urdhëresa të gjykatës;

– 37 persona janë arrestuar, 25 prej tyre janë ndalur për 48 orë;

– Sa i përket sigurisë në komunikacion rrugor:

1338 gjoba në komunikacion rrugor. Prej tyre, 23 gjoba janë shqiptuar për drejtimin e automjetit pa patent shofer, 15 gjoba për mbajtje të telefonit gjatë vozitjes, 208 gjoba për parkingje joadekuate, 30 aksidente me dëme materiale dhe 1 aksident me fatalitet me motoçikletë.

– Në shkollat e Komunës së Rahovecit janë realizuar 292 patrullime.

– Në fund të mbledhjes, kryetari Latifi falënderoi të gjithë anëtarët e KKBS-së për konstruktivitetin, angazhimin dhe punën e bërë.

May be an image of 7 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

Në Skënderaj po vazhdon aksioni për trajtimin e qenve endacakë

Po vazhdon aksioni për trajtimin e qenve endacakë në komunën e Skenderajt. Aksioni do të …