Është mbyllë fushata e korrje shirjeve në komunën e Deçanit

Fushata e korrje-shirjeve në komunën e Deçanit ka filluar me datën 07.07.2017 dhe ka përfunduar me 19.07.2017. Rendimenti mesatar i grurit është 4200 kg/ha (kilogram për hektar), po ashtu ka edhe rekord ne nivel vendi deri në 8525 kg/ha. Grumbullimi i tërë sasisë së korrjes është bërë nga dy pika grumbulluese: M.Sillosi (Xerxë) dhe Agrodardania (Pejë). Disa fermer-blegtor sasinë e grumbulluar te grurit e kanë lenë në dispozicion për ushqim te bagëtisë se tyre, si ushqim i koncentruar. Arsyeja është çmimi i ulte grumbullues i cili sillet nga 0.15-0.16 €/kg (euro për kilogram). Korrja e grurit është bërë me një çmimi prej 100 €/ha, aq sa ka qenë çmimi në nivel vendi. Në këtë fushatë të korrjes së drithërave të bardha kanë qenë të angazhuara 9 autokombajna. Duke ju falënderuar kushteve te mira atmosferike kjo fushatë është kryer me sukses dhe në afat rekord, vetëm për 12 ditë.

Sipërfaqet e korrura janë: 296 ha grurë, 18 ha tërshëre, 11 ha thekër.

Gjatë fushatës se korrje-shirjes gjithçka ka shkuar në rregull. Nuk ka pasur avari, gruri ka qenë pa baroja dhe përqindja e lagështisë ka qenë në nivelin e normales së lagështisë se lejuar.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …