Është nënshkruar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Turqisë për ndërtimin e 500 banesave, në Laç e në Thumanë

Është nënshkruar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Turqisë për ndërtimin e 500 banesave në Laç e Thumane, vende të cilat u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit i cili dëmtoi e shkatërroi ndërtesa e shtëpi të shumta. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se tanimë jemi në fazën e dytë të këtij projekti, kemi ardhur në momentin e nënshkrimit. Janë 500 njësi të reja banimi që do ndërtohen nga Turqia me porosi të Erdogan. Kemi zgjedhur Laçin ku besoj te ndryshimi rrënjësor në funksion të qëllimit tonë. Të gjithë ata që humbën shtëpitë do akomodohen në shtëpi më të mira. Nga ana tjetër, ministri turk i Mjedisit, Murat Kurum deklaroi se Turqia është pranë popullit shqiptar për të shëruar plagët që shkaktoi tërmeti. Ekipet tona në terren kanë verifikuar dëmet në 6,000 njësi banimi të dëmtuara. Presidenti Erdogan na udhëzoi për planin e ndërtimit të banesave. Të na dorëzohet trualli ku do të ndërtohen banesat. Turqia do vazhdojë të mbajë këtë marrëdhënie vëllazërore me Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …