Është përuruar shkolla fillore “Drita” në Gramaçel të Deçanit

Ndërtimi i objekteve të reja të shkollës, krijimi i mundësive më të mira për zhvillimin e mësimit si dhe zgjerimi i infrastrukturës shkollore është një dëshmi se çdo ditë e më shumë arsimi po bëhet prioritet për komunës së Deçanit dhe Kosovën. Me investimet e bëra, është përuruar shkolla fillore “Drita” në Gramaçel. Ky objekt i ri ofron kushte shumë të mira për mësim, një ambient i ngrohtë dhe i përshtatshëm për nxënësit dhe komunitetin. I pranishëm në përurimin e kësaj shkolle ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili bëri një falënderim të veçantë për Ministrinë e Arsimit për mbështetjen e dhënë për ndërtimin e kësaj shkolle dhe zv. Ministren e Arsimit znj. Edona Maloku Berdyna për prezencën e saj. Falënderoi po ashtu për punën e palodhshme edhe drejtorin Mujë Avdiu dhe angazhimin e përkushtimin e mësimdhënësve të kësaj shkolle. Nxënësve ju urojë suksese të vazhdueshme dhe të na bëjnë krenarë me arritjet e tyre, ka thënë kryetari Ramosaj.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …