Hashim Thaci

Është publikuar dosja paraprake e mbrojtjes së ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale

Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka zbardhur disa fakte interesante e ka sjellë në rikujtim disa ngjarje të shënuara, sikur janë  masakrat e forcave serbe ndaj shqiptarëve, takime, konferenca që sipas mbrojtjes janë lënë në hije e janë përshkruar “shkel e shko” nga Prokuroria në aktakuzën e saj. Në një pjesë të dosjes, avokati Keohe ka përshkruar ndër të tjera në detaje takimet 35 takimet në udhëtimet e Thaçit për pesë muaj në periudhat nëntor 1998 dhe mars 1999. Një pjesë e emrave të personave me të cilët është takuar Thaçi janë redaktuar, teksa pjesa tjetër është lënë publike. Keohe ka thënë se Thaçi gjatë asaj kohe kishte lëvizur në Shqipëri, Zvicër, Austri, Belgjikë dhe Slloveni. Sipas, avokatit Keohe, me anë të këtyre takimeve, ai fitoi besimin e lojtarëve kryesorë ndërkombëtarë”. Në mënyrë të qartë, roli i Thaçit përfshinte takimin me liderë dhe diplomatë ndërkombëtarë për të raportuar mbi situatën e civilëve dhe refugjatëve në terren dhe për të gjetur një zgjidhje politike për luftën e furishme dhe krizën humanitare që rezultoi. Ai e bëri këtë mirë dhe fitoi besimin e lojtarëve kryesorë ndërkombëtarë, përmes gatishmërisë së tij për kompromis, fokusimit të tij në kërkimin e zgjidhjeve praktike të problemeve dhe të qenit gjithmonë aktiv, efikas dhe i përgatitur”, thotë ai në dosje. Këto takime dhe vizita të Thaçit, janë paralajmëruar se mund të shërbejnë edhe si alibi për ish-presidentin, për ngjarje për të cilat ai akuzohet, e që në kohën e ndodhjes së tyre ai gjendej jashtë shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …