Është renovuar shtëpia për komunitete dhe personat me aftësi të kufizuara mendore

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Ferizajt Dr. Kemajl Emini, gjatë ditës së sotme ka vizituar nga afër renovimin që është bërë tek shtëpia për komunitete dhe personat me aftësi të kufizuara mendore. Ai është ndarë tejet i kënaqur me punimet që janë bërë në këtë qendër, përderisa ka shtuar se një renovim i tillë është dashur të bëhet qysh më parë për shkak që këtyre personave, duhet  t’ju afrohet një komoditet shumë i mirë. Poashtu gjatë ditës së sotme drejtori Dr.Emini ka vizituar edhe qendrën e vaksinimit, me crast edhe kjo qendër gjatë këtyre ditëve është renovuar. Pritet që edhe në të ardhmen të bëhen renovime të tjera në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësie dhe Mirëqenies Sociale.

May be an image of 4 people, people standing and indoor

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …