EULEX-i

EULEX-i shkon në Tiranë për hetimet e paragjykuara të Dik Martit

Të ashtuquajturit “ekspertë” të EULEX shkojnë në Tiranë, lidhur me, sikur thuhet në medie,  për të ndihmuar policinë shqiptare në hetimin e ngjarjeve kriminale në fushën e vendosjes së eksplozivëve. Këtë e bëri të ditur Zëvendësshefi i Sektorit Ekzekutiv të Policisë, Misioni EULEX, Kosovë, Oliver Hoffman, gjatë takimit që zhvilloi në Tiranë me drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako. Thelbi i takimit ishte rritja e bashkëpunimit mes palëve, ndërkohë që zëvendësi i shefit të Misionit EULEX, Hoffman vuri në dukje nevojën e hetimeve afatgjate. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se hetuesit e EULEX-it kanë për qëllim fillimin e hetimeve për gjoja  krimet e luftës së UÇK-së, sipas raportit të Dik Martit. Edhe pse Shqipëria është vend i pavarur dhe EULEX-i nuk ka mandat dhe  asnjë bazë ligjore për të filluar  hetime të paragjykuara, qeveritarët servilë e të shitur te Brukseli, koketojnë madje edhe me hetuesit e Serbisë. Hofman në fjalën e tij theksoi gatishmërinë e misionit EULEX në drejtim të shkëmbimit të informacioneve të rëndësishme për hetimin e veprave të ndryshme kriminale të kryera nga grupe që mund të veprojnë në të dy vendet, në Kosovë dhe në Shqipëri, si dhe krijimin e lehtësirave për organizimin e takimeve rajonale me Shefat e Policive të vendeve të rajonit me qëllim koordinimin e veprimeve të luftës ndaj krimit. Hofman nuk ka bërë të ditur se me cilat shefa të tjerë të rajonit ka kontakte dhe mbi cilin mandat EULEX- zgjeron hetime në shtetet sovrane, ndërsa nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …