Brickos

EULEX-i

EULEX-i do të ruajë edhe më tutje disa funksione ekzekutive

Pas vendimit për vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë dhe shkëmbimit të letrave ndërmjet kryetarit, Hashim Thaçi dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ky mision do të vazhdojë qëndrimin në vendin tonë duke ruajtur edhe më tutje disa kompetenca ekzekutive. Në njoftimin për medie, ky mision pretendon se do ta ndihmojë Kosovën, autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në përparimin drejt qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies, si dhe në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të sistemit të pavarur shumetnik të drejtësisë dhe policisë dhe shërbimit doganor shumetnik. EULEX-i thotë se do të ofrojë monitorim, mentorim dhe këshillim në nivelet e shtabeve dhe të drejtuesve të lartë të institucioneve përkatëse të Sundimit të Ligjit për ta përforcuar rrethin e drejtësisë penale. Poashtu bëhet e ditur se përmes funksionit ekzekutiv, ky mision do të ofrojë mbështetje për vendimet në lëndët e të drejtës kushtetuese dhe civile, si dhe në ndjekjen dhe gjykimin e lëndëve të përzgjedhura penale. Në parim të gjitha hetimet penale dhe gjykimet do të kryhen nga autoritetet e Kosovës, me panele të përbëra nga gjyqtarë vendorë, por vetëm në rrethana të jashtëzakonshme mund të caktohet një prokuror ose gjyqtar i EULEX-it.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …