Evropa ka mungesë të gazit natyror dhe rezervat janë jashtëzakonisht të vogla

Evropa ka mungesë të gazit natyror dhe rezervat janë jashtëzakonisht të vogla

Evropa ka mungesë të gazit natyror dhe rezervat janë jashtëzakonisht të vogla. Dimri i ftohtë mund të nënkuptojë që situata të përkeqësohet dhe faturat për energji të rriten, duke ua vështirësuar edhe më shumë situatën njerëzve të zakonshëm dhe duke rënduar edhe rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia e koronavirusit. Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, ka premtuar se do të ndihmojë që të mbushen stoqet evropiane me gaz derisa po rriten çmimet e energjisë – por furnizimet me gaz dhe tensionet politike po vazhdojnë të sfidojnë tregjet e energjisë, duke bërë që çmimet të mbeten të larta. Kjo ka bërë që bizneset të rrisin çmimet për konsumatorët, të cilët tashmë po përballen me rritjen e çmimeve të shërbimeve të tjera. Qeveria ruse  akuzohet se po e përdor situatën e rënduar për të shtyrë përpara aktivizimin e gazsjellësit rus që kalon nën Detin Baltik: Rrjedha Veriore 2, që po pret miratimin e rregullatorëve gjermanë, e që është kritikuar nga Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …