Fajon: Ideja për shkëmbimin e territoreve është e rrezikshme, ndryshimi i kufijve mund të çojë në konflikte e luftra

Fajon: Demarkacioni, kusht absolut për liberalizimin e vizave

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon ka përsëritur thirrjet për Kuvendin e Kosovës që të miratojë sa më shpejt marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ajo ka bërë të ditur se gjatë javës në vijim, Komiteti i Parlamentit Evropian për liritë civile, drejtësinë dhe sigurinë, do të debatojë për herë të parë për një raport që ajo e ka përgatitur për liberalizim të vizave për Kosovën. Euro-deputetja sllovene, Tanja Fajon ka thënë se pas bisedave që ka zhvilluar në Komisionin Evropian, miratimi i Marrëveshjes për Demarkacion është vënë përfundimisht si kusht absolut për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Në raportin e fundit të Komisionit Evropian është thënë shumë qartë se Parlamenti i Kosovës duhet ta ratifikojë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, përpara se të bëhet liberalizimi i vizave. Në ditët e fundit kam pasur një numër diskutimesh me Komisionin Evropian dhe institucionet e tjera dhe do të inkurajoja që ratifikimi të ndodh sa më shpejt të jetë e mundur, sepse në të kundërtën ne nuk do të mund të procedojmë tutje, madje as edhe me votimin në Parlamentin Evropian”, ka deklaruar Fajon. Megjithatë, ajo nuk ka thënë asgjë sesi është e mundur që vetëm Kosovës i vihen kushte të tilla, siç është demarkimi i kufirit në dëm të integritetit territorial të vendit. Fajon, por edhe zyrtarët e tjerë në Bruksel, nuk kanë shpjeguar kutet e dyfishta të Brukselit: Malit të Zi nuk i është kërkuar fare shënjimi i kufirit për heqjen e regjimit të vizave, ndërkohë që Kosovës i kërkohet një gjë e tillë, megjithë faktin që ekspertët kanë gjetur se marrëveshja e nënshkruar me 26 gusht në Vjenë dëmton Kosovën për mijëra hektarë, duke e zhvendosur kufirin në brendësi të vendit pa përfillur asnjë kriter gjeografik, etnik, kulturor apo kadastral.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për …