Tanja Fajon

Fajon: Është e paparanueshme që Kosovës t’i imponohen kushte të reja nga BE pasi janë plotësuar të gjitha kërkesat

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me zhvillimet rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Fajon ka thënë se është e paparanueshme që Kosovës t’i imponohen kushte të reja pasi janë plotësuar të gjitha kërkesat. Ajo e ka quajtur të padrejtë faktin se janë plotësuar të gjitha kushtet nga ana e Kosovës, megjithatë Bashkimi Evropian nuk po vepron. Megjithatë, eurodeputetja Fajon ka thënë se ka shpresë që deri në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm të mund të merret vendimi për liberalizim nëse për këtë ka vullnet politik brenda qeverive të vendeve të BE-së. Ajo ka përmendur faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet megjithatë ajo çfarë duhet që tash të tregojë ky vend është fakti se qytetarët e saj i kuptojnë kushtet e udhëtimit pa viza. “Unë kam paralajmëruar në shumë raste se ‘topi’ tash është në duart e qeverive të vendeve anëtare të BE-së. Unë i nxita ata që të procedojnë gjatë presidencës austriake të BE-së dhe ne do të vazhdojnë të bëjmë presion te qeveritë përkatëse. Në të njëjtën kohë, Kosova duhet të vazhdojë të plotësojë kushtet e nevojshme. Ajo çfarë duhet të shohim tash është se Kosova është e gatshme për të pranuar liberalizimin në praktikë dhe se njerëzit janë të vetëdijshëm me kufizimet që përmban lëvizja pa viza”, është shprehur Fajon.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …